09:31 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reagojnë familjarët e efektivit Azbi Spahiu:Nuk i është bërë presion as nga eprorët dhe as nga biznesmenë

19:50 | 19/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagojnë familjarët e efektivit Azbi Spahiu:Nuk i është bërë presion as nga eprorët dhe as nga biznesmenë

Familjarët e policit të qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, i cili më 15 janar u hodh nga lartësia e një pallati në kryeqytet, kanë reaguar për herë të parë, ku përpos gjendjes shëndetësore të efektivit kanë vendosur pikat mbi “i” duke hedhur poshtë aludimet që prej ditësh janë duke qarkulluar nëpër rrjet, e jo vetëm.

Përmes një reagimi, familjarët e efektivit 57-vjeçar fillimisht kanë bërë me dije se fatmirësisht gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit dhe kjo falë ndihmës dhe përkushtimit të palodhur të mjekëve të Spitalit Ushtarak.

Më tej ata theksojnë se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një situatë personale, dhe nuk ka lidhje aspak me presione për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, ashtu si dhe është aluduar ditëve të fundit.

 

Reagimi i plotë i familjarëve:

Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë  situatën e të afërmit tonë, Azbiut.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që, në këto ditë të vështira, na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.

Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet. Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Pas

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Para

Nga shpallja e emergjencës kombëtare për emigracionin, te tërheqja nga marrëveshjet e Parisit për klimën, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump në ditën e parë si President

Para
Nga shpallja e emergjencës kombëtare për emigracionin, te tërheqja nga marrëveshjet e Parisit për klimën, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump në ditën e parë si President

Nga shpallja e emergjencës kombëtare për emigracionin, te tërheqja nga marrëveshjet e Parisit për klimën, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump në ditën e parë si President

Discussion about this post

 



Të Fundit

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Finalizohet operacioni “Wanted”: arrestohet 17-vjeçari i kërkuar për plagosje të rëndë

Veliaj kërkon liri nga burgu, gjykata e lartë vendos në dhomë këshillimi

Rama: Po përfundojmë punimet për korsi të reja në autostradën Tiranë–Durrës

Trump premton më shumë armë për Ukrainën: “Ata Po Goditen Rëndë”

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.