Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit.Gjatë fjalës së saj, Spiropali u ndal te zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj dhe te vota e diasporës.
Spiropali tha se vota e diasporës është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.
“Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.
Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet”, u shpreh ajo.