Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimet për tre të akuzuarit për “Dhunë në Familje”, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Princ Leka Zogu u dënua me 1 vit burg për akuzën e dhunës në familje, por pas gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 8 muaj, ndërsa u vendos pezullim i dënimit për 16 muaj me shërbim prove.
Gjergj Zaharia, babai i Elias Zaharias, u dënua me 10 muaj burg, por falë aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 muaj dhe 20 ditë. Gjykata e shpalli dënimin të pezulluar për 1 vit e 40 ditë, me kusht.
Nga ana tjetër, Elia Zaharia, e cila gjithashtu ishte e akuzuar për “Dhunë në Familje”, u shpall e pafajshme pasi gjykata konkludoi se fakti i paraqitur nuk përbënte vepër penale. Ngjarja që çoi në këtë gjykim ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024, në Pallatin Mbretëror të Tiranës. Të tre të akuzuarit u gjykuan në kuadër të procedurës së gjykimit të shkurtuar, e cila ka çuar në uljen e dënimeve për të dy të pandehurit.