03:08 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ceremonia e hapjes së Panairit Fitur/ Kumbaro: Shqipëria nënshkruan një garanci të re suksesi për vitin 2025

14:19 | 22/01/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ceremonia e hapjes së Panairit Fitur/ Kumbaro: Shqipëria nënshkruan një garanci të re suksesi për vitin 2025

Përmes një ceremonie në stendën që sinkronizon në çdo element ofertën shqiptare të mikpritjes, vendi ynë nisi sot prezantimin e përvojave turistike, në hapjen e madhe të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Fitur 2025 në Madrid.

Ministrja Mirela Kumbaro së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, kompanisë Air Albania, Shoqatës Shqiptare të Agroturizmit, turoperatorë e përfaqësues të sektorit publik e privat që marrin pjesë në këtë panair, përshëndeti hapjen e “Fitur 2025” duke theksuar ofertën e konsoliduar të tregut spanjoll në nivel vizitorësh dhe investimesh, si dhe rimëkëmbjen e fuqishme të vizitorëve nga tregjet e Amerikës Latine.

“Jemi sërish në Fitur, me një stendë edhe më të bukur, edhe më të freskët, “Albania All Senses”, me shumë partnerë, Shoqatën Shqiptare të Agroturizmit edhe partnerët tanë të përhershëm “Giz” të cilët na shoqërojnë kësaj radhe edhe me shijet shqiptare dhe me një partner të ri, “Air Albania” që është tashmë një markë shqiptare që na çon nëpër qiej. Është shumë e rëndësishme për ne të jemi prezentë në panairin e Madridit, i pari që hap serinë e panaireve duke pasur parasysh dhe rritjen e vizitorëve nga Spanja, me 26% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. 110 mijë spanjollë e vizituan Shqipërinë në vitin 2024, si dhe dhjetra mijë vizitorë të tjerë nga Amerika Latine, falë pjesëmarrjes në këtë panair me shumë turoperatorë të tjerë privatë, kanë frekuentuar Shqipërinë duke zgjeruar hartën turistike. Pritet që viti 2025 në të cilin sapo kemi hyrë të jetë edhe më i begatë, rezervimet tashmë kanë nisur më herët se çdo vit tjetër. Vazhdojmë më pas me një ngjarje tjetër të madhe siç është panairi ITB Berlin ku Shqipëria do të jetë vendi i nderit. Të mirëpritur të gjithë në Shqipëri”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Gjatë 5 ditëve të panairit Fitur, stenda e Shqipërisë do të kthehet në një qendër aktivitetetesh, pjesë e agjendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konceptuar si një miks përvojash që prezantojnë Shqipërinë si destinacionin më emocionues në Europë: që nga përjetimet përmes eksplorimit virtual të vendit, tek “Albanian Nights” të frymëzuara nga trashëgimia e pasur e traditave të kulturës dhe jetës së komuniteteve, deri tek përvojat e degustimit të ofruara nga Shoqata Shqiptare e Agroturizmit.

 

 

Më herët, minsitrja Kumbaro pati takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, ministrin spanjoll të Industrisë dhe Turizmit Jordi Hereu, si dhe Sekretaren e Shtetit për Turizëm të Spanjës Rosario Sánchez Grau ku u diskutuan marrëveshje që çojnë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve në inovacion, digjitalizim dhe kapacitete njerëzore.

Pas

Trafiku i rënduar në Durrës, nis aplikimi i fashave orare për qarkullimin e mjetet të tonazhit të rëndë! Ja akset që preken nga kufizimi

Para

“Epoka e artë e Donald Trump”, Kedhi: Vendimet e tij ndikim pozitiv dhe për Evropën

Para
“Epoka e artë e Donald Trump”, Kedhi: Vendimet e tij ndikim pozitiv dhe për Evropën

“Epoka e artë e Donald Trump”, Kedhi: Vendimet e tij ndikim pozitiv dhe për Evropën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.