Firmosja e dekreteve të para të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një ndër çështjet më të diskutuara jo vetëm për amerikanët, por në të gjithë botës.
Avokati Altin Nonaj, në një intervistë për FaxNews me gazetarin Albi Rakip është shprehur se me fitoren e Trump dhe rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë SHBA do të shikojë ndryshime.
Sipas avokatit pritet një rilindje e re, ai ka folur edhe në lidhje me vendimin e Trump për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.
“Ai ka disa urdhra, secili do të gjejë zbatim plotësisht ngelet me u pa. Është një vendimarrje e rëndësishmë siç është dhe çështja e tarifave. Vendosmëria e Trump është shumë e fortë dhe do të ndikojë dhe te shumë persona që janë brenda Amerikës dhe shumë njerëz dhe e kanë pritur një gjë të tillë. Ka një paqartësi pasi ka njërëz që kanë ardhur që në 1997 në Amerikë për azil, por që ato nuk e dinë se çfarë do të bëhet me to. Presidenti i SHBA ka shumë fuqi. Presidenca nuk mund të dalë mbi kushtetuese, ndaj ngelet për tu parë për vendimet e tij sesi do të priten dhe do të jetë zbatimi i tyre. Vendimarrja do të lidhet me vendimet e formës së prerë të gjykatave. 12 milione persona në Amerika janë pa letra. Unë shpresoj që të merren parasysh shumë gjëra dhe ato që kanë një akt kriminal pastaj është tjetër gjë. Do të ketë probleme, dhe nëse mendon me deportuar thjesht 1 milion persona do të jetë traumatike për shoqërinë amerikane”, ka thënë Nonaj.
Ndërkohë sipas avokatit ngelet me u pa sesi do të gjejë zbatim një plan i tillë për të debuar emigrantët, që sjell ndryshim të madh në Amerikë.