Pedro Sanchez kryeministri i Spanjës ka bërë thirrje për një pastrim të ri të mediave sociale dhe akuzoi miliarderët e kompanive teknologjike se duan të rrëzojnë demokracinë. Në një fjalim në Forumin Ekonomin Botëror në Davos, Sanchez i bëri thirrje udhëheqësve të tjerë të rrisin luftën për rikthimin e platformave dixhitale në qëllimin e tyre origjinal të të qenit një vend i sigurt për biseda dhe jo të qenit një “mjet për shtypjen tonë”.
“Është një guackë, le t’i bëjmë mediat sociale madhështore sërish”, tha ai.
Kryeministri spanjoll akuzoi mediat kryesore sociale për dëmtimin e rendit liberal dhe sistemit social në tre mënyra të cilat nuk mund të injorohen.
Së pari, thjeshtimi dhe polarizimi i debatit publik. 280 karaktere ose 30 sekonda video nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar ndonjë gjë të rëndësishme, thekson ai por po krijon një shoqëri të ndarë që është lehtësisht i manipulueshëm.
Së dyti, rritja e lajmeve të rreme (fake news). Sanchez akuzon në këtë pikë se pronarët e kompanive të mediave sociale kanë vendosur mos t’i ndalojnë ato, sepse i bën mirë biznesit dhe i ndihmon që të përparojnë axhendën e tyre politike.
Së treti, mediat sociale bëhen mjete që zëvendësojnë votat me pëlqime. Sanchez raportoi se në fillim u tha nga këto platforma se do të barazojnë fushën e lojës, por e kanë bërë akoma më të padrejtë. Sipas tij Rusia është fajtore për përkeqësimin e sajteve të mediave sociale , ndërsa kundrejt pronarëve të mediave të mëdha sociale, i quan një grup i vogël miliarderësh të cilët nuk janë më të kënaqur me mbajtjen e pushtetit ekonomik.