17:36 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, shtohen edhe në 615 shkolla

09:03 | 24/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, shtohen edhe në 615 shkolla

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Arsimit, duke njoftuar për përparimet në fushën e arsimit digjital. Ai theksoi se laboratorët inteligjentë të rinj po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës dhe se kjo nismë do të zgjerohet në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin.

Kjo nismë synon të përmirësojë cilësinë e arsimit përmes teknologjisë dhe të fuqizojë aftësitë e brezave të rinj. Në kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar, kurrikula e TIK synohet të përfshihet në të gjitha klasat, nga I-XII dhe kompetenca digjitale të zhvillohet përgjatë gjithë lëndëve tjera.

Falë investimit të deritanishëm, mbi 35 mijë nxënës në arsimin fillor po mësojnë në këtë vit të ri shkollor përmes platformave interaktive, ndërkohë që pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, nga klasa 1-12.

Me implementimin e fazës së tretë, numri i shkollave të pajisura me SmartLab-e në të gjithë vendin do të shkojë në 915, ndërsa numri i laboratorëve në 970, duke përmbushur kështu edhe një nga objektivat kryesorë për pajisjen e të gjitha institucioneve të arsimit parauniversitar me infrastrukturën e nevojshme, që do t’i bëjë nxënësit të aftë të përshtaten me kornizën e re kurrikulare të përmirësuar, që mbështetet gjerësisht te teknologjia për zhvillimin e procesit mësimor dhe më të përgatitur edhe përballë sfidave të tregut të punës, që kërkon profesionistë të zotë të pajisur me aftësi digjitale.

Pas

“Çdo ditë që nuk bisedojmë, ushtarët vriten”, Trump: Do të takohesha menjëherë me Putinin për t’i dhënë fund luftës

Para

Akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë

Para
Akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë

Akuzohet nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Italisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.