06:16 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadori i ri italian mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Marco Albertit

14:17 | 24/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i ri italian mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Marco Albertit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, i cili dorëzoi letrat e tij kredenciale.

Presidenti Begaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve shqiptare për të mbështetur Ambasadorin Alberti në përmbushjen e mandatit të tij diplomatik në Tiranë.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, me fokus në thellimin e partneritetit strategjik të bazuar në lidhjet historike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Begaj theksoi intensitetin dhe frymën pozitive të dialogut politik ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh si aleatë në NATO dhe si vende që ndajnë të njëjtën aspiratë për integrimin evropian.

“Kontaktet tona të shpeshta pasqyrojnë përkushtimin për forcimin e lidhjeve tona strategjike, bazuar në interesat e përbashkëta si partnerë të NATO-s dhe si vende që synojnë një të ardhme të përbashkët në BE,” deklaroi Begaj.

 

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar rolin proaktiv të Romës në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Gjatë bisedës, u diskutua edhe për rolin e arbëreshëve të Italisë si urë lidhëse historike dhe kulturore mes dy vendeve. Presidenti vuri në dukje përpjekjet e arbëreshëve për të ruajtur identitetin e tyre ndërsa kontribuojnë në forcimin e lidhjeve shqiptaro-italiane. Gjithashtu, u vlerësua integrimi i shqiptarëve në Itali gjatë tri dekadave të fundit, si dhe kontributi i biznesit italian dhe shkëmbimeve turistike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pas

Pamje të rënda! Dalin video tronditëse nga tragjedia me 78 viktima në Turqi, momenti kur prindërit hedhin nga dritaret fëmijët me shpresën për t’u shpëtuar flakëve

Para

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Para
Lëkundje tërmeti në Kretë, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.