03:01 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tiranë/ Goditen dy raste të shitjes së drogës, në pranga dy të rinj, procedohen penalisht dy të tjerë

14:54 | 24/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tiranë/ Goditen dy raste të shitjes së drogës, në pranga dy të rinj, procedohen penalisht dy të tjerë

Policia e Tiranës ka zbuluar dy raste të shitjes së drogës, duke sekuestruar 37 gramë kokainë, sasi cannabisi, 10,200 euro, 180,000 lekë dhe disa armë të ftohta. Dy persona u arrestuan, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Në rastin e parë, 21-vjeçari S. M. u arrestua në rrugën “Fran Bardhi” me kokainë dhe shuma parash të dyshuara nga shitja e drogës.

Në rastin e dytë, K. H., 21 vjeç, u arrestua dhe dy të tjerë, F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, u proceduan pasi u kapën me cannabis dhe armë në banesat e tyre. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rasteve.

Njoftimi i plotë:

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Konstatohen dhe goditën 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 37 gramë Kokainë, 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e kësaj lënde, si dhe sasi Cannabisi dhe 6 armë të ftohta.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe në hetim 2 të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore:

shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;

shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli.

Pas

Lëkundje tërmeti në Shkodër

Para

Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Para
Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Zgjedhjet e 14 majit, KAS merr vendimin, gjobiten 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.