14:46 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Siguroi automjetin që u përdor në atentatin ndaj Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari

14:56 | 25/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisën ta ndiqnin që nga rrethrrotullimi i Levanit/ Detaje të reja nga vrasja e Kristian Markut, autorët mund të jenë larguar jashtë vendit

Policia  e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar në lidhje me atentatin ku humbi jetën Kristian Marku, ngjarje e ndodhur më 13 janar.

Blutë njoftojnë se nga hetimet u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga 36-vjeçari lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njoftimi: 

Veprime të thelluara hetimore, bazuar edhe në inteligjencën informative, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më 13 janar 2025, identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit/ëve.

Siguroi automjetin e përdorur për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, ndalohet 36-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit:

E. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi E. C., lindur dhe banues në qytetin e Kukësit.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Pas

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Baba Mondi: Anastas Janullatos kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri! Ngushëllime komunitetit ortodoks

Para

Berisha: Vlerësim për kontributin e tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale shqiptare

Para
Berisha: Vlerësim për kontributin e tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale shqiptare

Berisha: Vlerësim për kontributin e tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

Mediat italiane pasqyrojnë zjarret në jug të Shqipërisë: Situatë kritike në Borsh, evakuohen turistë dhe banorë

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.