13:36 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Koçiu: Vaksinohuni kundër gripit, qendrat shëndetësore janë në gatishmëri 24/7

10:52 | 27/01/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koçiu: Vaksinohuni kundër gripit, qendrat shëndetësore janë në gatishmëri 24/7

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri sërish thirrje  për kryerjen e vaksinën antigrip, pasi gripi mund të shkaktojë komplikacione të rënda, sidomos te fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Koçiu solli këshillat e mjekëve duke theksuar se  “vaksinimi është i rëndësishëm, pasi nuk është kurrë vonë për t’u mbrojtur”.

Kocciu shkruan se wshtw e rwndwsishme qw tw konsultohemi me mjekun e familjes për çdo shqetësim, qendrat shëndetësore janë në gatishmëri 24/7. Zbatoni masat parandaluese: higjienë e mirë, qëndrim në shtëpi në rast simptomash dhe shmangia e kontaktit me persona të sëmurë. Drejtohuni te mjeku specialist në kohë, veçanërisht për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Mjekja e familjes, Xhentiljana Nazaj pranë Qendrës Shëndetësore Nr.10 u shpreh se vihet re një rritje e numrit të pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të gripit stinor gjatë këtij muaji.

“Përveç respektimit të kushteve të higjienës, shmangia e ekspozimit në ambiente të mbyllura me shumë persona, ushqimi i shëndetshëm, faktori më i rëndësishëm mbrojtës është vaksinimi nga gripi stinor”, tha ajo.

“Ne i ofrojmë vaksinat e gripit në qendrat tona shëndetësore dhe vazhdojmë t’i aplikojmë. Vihet re që pacientët që e kanë kryer rregullisht vaksinën e gripit, e kalojnë më lehtë virozën e stinës me simptoma më te lehta dhe pa komplikacione. Unë si mjeke rekomandoj që të gjithë personat që nuk e kanë kryer vaksinën e gripit të paraqiten pranë mjekut të familjes që ta kryejnë atë sepse duke bërë vaksinën ne mbrojmë veten dhe personat afër nesh”, thotë mjekja Nazaj.

Më herët, ministrja Koçiu është shprehur se deri tani janë përdorur rreth 75% e sasisë totale të vaksinave të siguruara për grupet e riskuara.

Sipas udhëzimeve të MSHMS, vaksinat antigrip mund të bëhet nga janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të merret edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

Etiketa: Kociuvaksina
Pas

Gonxhja: Muze “Besa”, homazh për guximin dhe fisnikërinë e shqiptarëve ndaj hebrenjve

Para

Tjetërsoi 2 toka, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

Para
Tjetërsoi 2 toka, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

Tjetërsoi 2 toka, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

Berisha akuzon qeverinë për sulm të qëllimshëm ndaj Bankers Petroleum: “Lubia i ka vënë syrin kompanisë”

Meta një përgjigje për “Zeqinenë” e SPAK-ut

Lirimi i Jamarbër Malltezit kundrejt garancisë pasurore, Berisha: Bëri 2 vite si i burgosur politik! S’ka shkelur asnjë ligj të vendit

Masa kundër vapës: Greqia ndalon punën fizike jashtë në oraret më të nxehta

Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini, sekuestrimet u urdhëruan nga prokuroria italiane, jo nga SPAK

Berisha publikon të tjera pamje tronditëse nga farsa elektorale: Votojnë komisionerët, zgjedhësit vetëm palosin fletën

Elbasan/ I vuri zjarrin varrezave të Shënkollit, nën hetim 33-vjeçari

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.