Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar takime me pensionistët në qytetin e Rrëshenit për tu njohur me problematikat e tyre.
Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, Gjekmarkaj shkruan se pensionistët, janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga qeveria dhe ‘bonuset elektorale’, janë fyerje për dinjitetin e tyre.
“Së bashku me Kryetarin e PD së Mirditës z Aleksandër Lala dhe Kryetarin e Bashkisë Mirditë, z Albert Mëlyshi u takuam sot me pensionistë të qytetit të Rrëshenit!
Pensionistët janë sot shtresa shoqërore më e nëpërkëmbur nga Qeveria në ikje ! Dëgjuam sot në Rrëshen histori njerëzore trishtuese, dëshmi të gjalla të braktisjes nga shtet pushteti!
Ndonëse kanë kontribuar gjithë jetën përmes sakrificash të panumërta në 12 vjet qeveria e Edi Ramës i ka gënjyer dhe lënë në mjerim! Shtesat nder vite nuk meritojnë të quhen as lëmosha! Pseudobonuset elektorale fyerje për dinjitetin! Paratë e tyre kanë shkuar për inceneratoret, sterilizimet e të tjera zhvatje publike!
Ata do të mbështesin ndryshimin dhe rrotacionin! Pensionistet shohin me shpresë programin e PD! Varfëri mund të këtë po kurrë më mjerim! Nuk do të ketë më pension nën 200 euro dhe rritje progresive për çdo kategori, kartë konsumatori për ushqimet e barabartë me tre pensione ! Premtime qe do të bëhen realitet qe në muajt e parë të qeverisjes së PD!
Pensionistet kësaj herë do të votojnë edhe për fëmijeët e rinineë të cilët të mbeten, të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri qe Atdheu mos të shkretohet ! Ata si patriotë te vertete e ndiejnë këtë përgjegjesi dyfishe! Me 11 Maj votë kundër mjerimit, abuzimit e korrupsionit! Në Lezhë kanë filluar presionet!”, -shkruan Gjekmarkaj.