09:53 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Shqetësim në nivel global/ Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

08:02 | 28/01/2025
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqetësim në nivel global/ Banka Botërore sugjeron 6 instrumente për pensione të sigurta

Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zakonshëm për të rriturit në nivel global. Në një dokument të fundit që trajton “Sigurinë e të ardhurave për të moshuarit” Banka Botërore vë në dukje se duhen politika dhe instrumente shtesë përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Në grupin e vendeve që janë drejtuar këshillat bën pjesë edhe Shqipëria. Aktualisht vendi ynë është përfshirë në një reformë për ndryshimin e skemës se pensioneve, e cila po kryhet me asistencën teknike të Bankës Botërore. Aktualisht burimet më të rëndësishme të të ardhurave për të moshuarit janë: puna e vazhdueshme; mbështetja nga familja dhe të ardhurat nga aktivet e grumbulluara gjatë jetës së tyre dhe përfitimet e marra nga programet e qeverisë, të financuara qoftë nga të ardhurat e përgjithshme ose kontributet sociale.

 

 

Megjithatë, kontributi relativ dhe përshtatshmëria e përgjithshme e këtyre burimeve ndryshojnë shumë sipas niveleve të zhvillimit, me kalimin e kohës, ndërmjet vendeve. Në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria plakja e popullsisë po ndodh shumë shpejt. Banka Botërore vëren shqetësime serioze, teksa thekson se pensionistët e sotshëm dhe të ardhshëm nuk janë të përgatitur për të siguruar të ardhurat e nevojshme gjatë gjithë pleqërisë.

Banka vë në dukje se rënia e madhësisë së familjes dhe ndryshimi i normave shoqërore do të ulin të ardhurat jo zyrtare tek moshat e vjetra. Përveç kësaj, njohuritë financiare janë të dobëta për siguruar kursime gjatë gjithë jetës. Banka sugjeron se do të duhet roli i shtetit për promovimin e sigurisë financiare për të moshuarit.

Pavarësisht kësaj nevoje në rritje, sistemet publike për të moshuarit zakonisht kanë mbulim të ulët dhe të pamjaftueshëm për të ofruar mbrojtje të denjë për shumicën e të moshuarve. Psh në Shqipëri, sipas statistikave vendase më shumë se gjysma e të moshuarve kanë pensione të pjesshme, pasi nuk kanë mundur të përmbushin kushtet për pension të plotë.

Banka Botërore vë në dukje se në dekadat e fundit zgjerimi i kontribuuesve në skemën e pensioneve ka qenë problematik. Këshillat e mposhtmë shihen si mundësi për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri. Së pari, rishikimi i skemës së pensioneve për të mbështetur përfshirjen në skemën e sigurimeve të grave dhe punonjësve informale. Së dyti, qëndrueshmëria e skemës se pensioneve duhet të konsiderohet prioritet dhe duhet të ketë një konsensus të vazhdueshëm nga politika dhe grupet e interesit.

Së treti, duhet promovuar transparenca e të dhënave dhe standardizimi i raportimit mbi sistemet e pensioneve në vendet në zhvillim. Së katërti, potenciali në rritje i transaksioneve digjitale dhe nga telefoni lehtëson administrimin e pensioneve dhe e bën me të lehtë derdhjen e kontributeve. Së pesti, të rriturit duhen të ndërgjegjësohen më shumë për të sigurinë e të ardhurave në pleqëri. Së gjashti, duhet të zhvillohen produkte financiare novatore që mbështesin me të ardhura moshën e tretë.

Banka Botërore sugjeron se duhet të zhvillohen një seri instrumentesh përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri. Shqipëria pritet që të finalizoje këtë vit reformën e pensioneve e cila synon të rrisë qëndrueshmërinë e skemës publike të pensioneve dhe të rrisë sigurinë në të ardhurat në moshë pensioni./Monitor

Pas

Rënia e euros, qeveria kursen 40 mln euro nga interesat e borxhit më 2024

Para

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe, merr pjesë edhe Mitsotakis! Të enjten mbahet ceremonia mortore

Para
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe, merr pjesë edhe Mitsotakis! Të enjten mbahet ceremonia mortore

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe, merr pjesë edhe Mitsotakis! Të enjten mbahet ceremonia mortore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.