06:58 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiropali, mesazh në ditën e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

09:59 | 28/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiropali, mesazh në ditën e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes. Spiropali shkruan se kolosi i letrave shqipe do të mbetet i pa harruar në kujtesën e kombit si më i madhi dhe më i ndrituri.

“Gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes.
Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik.
Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë.
Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton.
Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shku.”, shkruan Spiropali.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill në moshë të hershme. Shkrimtari i madh Kadare është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

 

 

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit” dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin “Princi i Asturias”.

Shkrimtari Isamil Kadare u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 1 korrik 2024.

Etiketa: Elisa Spiropali
Pas

”I.N.C.A e Alban Zusit po qelb Lezhën”, banorët lezhian protestë para kryeministrisë

Para

Gjyqi i Dosjes Gerdeci: Debat për mungesën e Fatmir Mediut, seanca e radhës më 12 shkurt

Para
“Gërdeci”, Mediu flet pas seancës në GJKKO: As në shtetet diktatoriale nuk pyetet ministri për kalibre armësh, jo më në vendet e NATO-s

Gjyqi i Dosjes Gerdeci: Debat për mungesën e Fatmir Mediut, seanca e radhës më 12 shkurt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.