Një gjykatës federal ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës Donald Trump për t’i ngrirë grantet federale dhe huatë që mund të kapin vlerën totale të triliona dollarëve, raporton agjencia “AP”.
Gjykatësja Loren L. AliKhan ka bllokuar këtë masë të martën pasdite, pak minuta para se të hynte në fuqi.
Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se do të fillonte pezullimin e granteve federale dhe huave. Por, tha se nuk do të preken të gjitha.