Agim Deda, vëllai i Hekuran Dedës, një nga katër personat e vrarë gjatë protestës së 21 janarit në 2011, sapo është paraqitur në SPAK.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme u paraqit vëllai tjetër i Hekuran Dedës, Zabit Deda, i cili deklaroi për mediat se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.