Sot (29 janar) është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të diskutuar për organizimin e protestës së thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Protesta kombëtare e PD-së do të mbahet më 8 shkurt, ora 17:00. Protesta kombëtare e PD përbën një lloj devijimi ose ndryshim të planit, pasi në muajt e fundit PD ka bërë mosbindje civile dhe jo protesta kombëtare.
Kreu i PD-së Sali Berisha ftoi një ditë më parë qytetarët shqiptarë në protestën e 8 shkurtit.
Berisha: Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori.