Policia në Durrës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi është dënuar nga gjykata për vjedhje.
Efektivët shprehen se përpos se i riu është dënuar me burg për vjedhje në tentativë, dyshohet edhe për plagosje.
“I dënuar me 4 muaj burgim, për vjedhje të mbetur në tentativë, dhe i dyshuar për plagosje, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari në kërkim.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat, u lokalizua në lagjen nr. 14, Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi:
M.H., 28 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.