09:22 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Elon Musk shprehu mbështetje për ekstremin e djathtë gjerman, reagon Scholz: E papranueshme dhe e neveritshme

13:19 | 29/01/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elon Musk shprehu mbështetje për ekstremin e djathtë gjerman, reagon Scholz: E papranueshme dhe e neveritshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar ashpër ndërhyrjet e miliarderit të teknologjisë Elon Musk në politikën gjermane, duke e cilësuar mbështetjen e tij për partitë e ekstremit të djathtë si “të neveritshme” dhe të rrezikshme për demokracinë evropiane.

Duke folur me gazetarët në Berlin, Scholz u shpreh i zemëruar për përfshirjen e Musk në debatin politik gjerman veçanërisht për qëndrimet e tij në favor të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Është krejtësisht e papranueshme që një miliarder i huaj të mbështesë forca politike që minojnë vlerat demokratike. Gjermania mban një përgjegjësi historike që do të vazhdojë të mbetet e tillë,” deklaroi kancelari gjerman.

Kritikat vijnë pasi Musk, përmes një fjalimi virtual në një ngjarje të AfD-së, u bëri thirrje gjermanëve të “kapërcejnë fajin e kaluar” për krimet e nazizmit. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të ashpra në Gjermani dhe jashtë saj, duke u parë si një përpjekje për të zbutur rëndësinë e historisë së vendit në lidhje me Holokaustin. Në javët e fundit, Musk ka shtuar mbështetjen e tij për AfD-në, duke zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me lideren e partisë Alice Weidel, dhe duke e cilësuar atë si alternativën e vetme për të “shpëtuar Gjermaninë”.

 

 

Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësime për rritjen e populizmit dhe ndikimin e figurave të fuqishme në proceset demokratike të vendeve evropiane. Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani do të mbahen më 23 shkurt, me AfD-në aktualisht në vendin e dytë në sondazhe, pas Partisë Socialdemokrate të Scholz.

Etiketa: Elon Musk
Pas

Qeveria miraton planin për krijimin e “Durana Tech Park”, Gonxhja: Në fokus nxitja e investimeve dhe krijimi i një territori me regjim fiskal e doganor të lehtësuar

Para

Rrëzohet aeroplani në Sudanin e Jugut, 18 të vdekur

Para
Rrëzohet aeroplani në Sudanin e Jugut, 18 të vdekur

Rrëzohet aeroplani në Sudanin e Jugut, 18 të vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.