Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar krijimin e departamentit të luftës kundër korrupsionit në PD.
Ai ka dhënë detaje mbi mënyrën e organizimit dhe punën e këtij departamenti, duke sqaruar se do të krijohet një grup ekspertësh, juristësh që do të merren me dosjet përkatëse.
“Tani do krijohet këtu një grup, një departament i luftës kundër korrupsionit, në të cilën ekspertët tanë do përgatisin çdo dosje me të gjithë dokumentacionin se të harrojë kush që mund të kalojë krimet që ka bërë i mbrojtur nga njerëz të marrë peng.
Jo, krahas vendimeve, qeveria do procedojë dosjet e korrupsionit për Edi Ramën, familjarët e tij.
Linda Rama është e regjistruar me regjistrim ambiental.
Ju besoj e dëgjuat se çfarë tha Arben Ahmetaj për fiskalizimin, se peshkaqeni ishte Olsi Rama që donte të merrte fiskalizimin.
Gjithçka sillej në këtë intervistë rreth familjes së tij.
Pra, do të krijohet një grup ekspertësh, juristësh, dosjet ne i kemi, i kemi dorëzuar 50 dosje atje. Nuk kemi lënë dosje pa dorëzuar, po ata i mbyllin, ata grisin urdhër arreste.
Ata çojnë për ndjekje penale Bardh Spahinë pse ka pushuar nga puna një të dënuar për vjedhje. Kjo është e vërteta.
Fshehin urdhër arrestin dhe dosjen për Benet Becin, i cili ka shuma të mëdha të ndara me qeveritarët.
Dhe i del ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe Edi Rama së bashku dhe e marrin në mbrojtje se Edi Rama duhet të marrë mandatin me bandat.
Çdo gjë, ne do përgatisim dosje pas dosje dhe këta ta dinë se në mënyrë absolute nuk do ketë asnjë lloj amnistie për akte korruptive, përkundrazi, korrupsioni do shpallet krim i rëndë.
Po, nuk luftohet ndryshe veçse me masa drakoniane.
Këta u bënë të gjithë ndaj paratë e buxhetit. Nëndrejtoresha e merr tenderin, edhe tenderin tjetër e fiton djali.
Vendi është zhytur në një korrupsion të tmerrshëm. Del edhe ajo diplomate e thotë se Linda Rama është zgjedhja jonë. Por ka një kod. Si mund ta thuash këtë? Janë të gjithë këta deputetë që kanë firmosur dhe kthen përgjigje flakë për flakë se zgjedhim ne. Vë dorën në zjarr për Linda Ramën.
Por koha po ndryshon dhe unë në respekt të OKB-së, në respekt të UNDP, u bëj thirrje përsëri të rishqyrtojnë qëndrimin e këtij personi që drejton misionin. Përndryshe ne nuk mund të pranojmë korrupsionin mbi shqiptarët.
Ndaj dhe duhet të marrin fund këto praktika”, ka sqaruar Berisha.