Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Uzbekistanit në Shqipëri, Bakhtiyor Ibragimov.
Gjatë takimit u theksua vullneti dypalësh për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjithashtu, u vlerësua se Shqipëria dhe Uzbekistani duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe në fushën e turizmit.