00:59 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

14:35 | 29/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

Toga e Parë e EOD ka detyrë pastrimin e vendit nga municionet, për të siguruar jetën e njerëzve në çdo cep të Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot shembullin e tetar Andi Kadiut, një nga ushtarakët e Togës së Parë EOD, i cili është vetëm një nga djemtë dhe vajzat e kësaj strukture, e cila ka në thelb përkushtimin për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës.

Vengu theksoi se, modernizimi i pajisjeve dhe investimi i vazhdueshëm në kapacitete njerëzore e kanë transformuar këtë togë në një nga më të rëndësishmet e Forcave të Armatosura. Vengu u shpreh krenar për djemtë dhe vajzat e përkushtuar në punën dhe misionin e pastrimit të vendit nga municionet e rrezikshme. Tetar Andi Kadiu tregon disa nga pajisjet që kjo togë përdor për të kryer detyrat e saj.

“Detyra jonë më kryesore është pastrimi i municioneve të mbetura nga luftërat e mëparshme ose dhe nga konfliktet që ne kemi pasur brenda vendit tonë”, tha Kadiu. “Kemi dhe kostumin e rëndë, robotin. Këto na ndihmojnë shumë në kërkimin dhe zbulimin e pajisjeve shpërthyese që ne të jemi më të sigurt dhe ta bëjmë jetën e qytetarëve sa më të sigurt”, u shpreh ai.

Kadiu tregoi një nga rastet që mban mend në 15 vite pune dhe disa vite në kompaninë EOD ka qenë rasti i gjetjes së një bombe amerikane në ndërtimin e një pallati të ri, tek fusha e helikopterëve.

“Ishte një rast interesant sepse bomba mund të kishte disa vite aty, por ishte në gjendje sikur ishte hedhur sot dhe ishte akoma rrezikshmëri shumë e madhe për banorët e asaj zone. Falë punës të të gjithë neve dhe kolegëve tanë dhe falë pajisjeve që kemi ne bëmë kërkimet tona dhe zbuluam mënyrën sesi ta bëjmë të sigurt atë bombë dhe transportimin e saj drejt një vendi të sigurt dhe pasjen e sigurisë së zonës”, tha tetar Andi Kadiu.

 

Pas

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Akset kombëtare kalohen pa probleme. Priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata

Para

Zgjedhja e drejtorit të RTSH-së, Kushi: Të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer procesin në normalitet

Para
Zgjedhja e drejtorit të RTSH-së, Kushi: Të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer procesin në normalitet

Zgjedhja e drejtorit të RTSH-së, Kushi: Të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer procesin në normalitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.