13:16 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhja e drejtorit të RTSH-së, Kushi: Të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer procesin në normalitet

14:43 | 29/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhja e drejtorit të RTSH-së, Kushi: Të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer procesin në normalitet

Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Evis Kushi tha sot gjatë punimeve të këtij komisioni, se ka ndjekur me shqetësim të gjithë procesin që po ndodh me Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të këtij institucioni publik.

Kushi theksoi se është informuar për disa shkelje ligjore dhe parregullsi në këtë proces përmes shkresave zyrtare, por edhe deklaratave mediatike të disa prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

“Të bëhemi bashkë për ta ndjekur dhe për të mos lejuar shkelje të tilla. RTSH është një institucion me interes të lartë publik dhe ne kemi përgjegjësinë edhe t’i caktojmë edhe t’i lirojmë anëtarët e Këshillit sipas ligjit, por kemi edhe detyrim që t’i monitorojmë dhe t’u kërkojmë llogari në ato raste kur ata nuk përmbushin detyrimet që kanë sipas ligjit dhe statutit”, tha ajo.

Sipas nënkryetares së këtij komisioni, qasja nuk është për një ndërhyrje në proces, pasi nuk ka preferenca për emra të caktuar, por vetëm interes që procesi dhe gara të realizohet sipas ligjit dhe statutit.

“Nuk kemi lidhje me emrat, por me hapat dhe procesin sipas ligjit. Gara duhet të jetë e hapur, transparente dhe meritokratike. Jemi dakord që t’u dërgojmë një shkresë që ata të ndërpresin procesin dhe të na informojnë çfarë po ndodh, pra të reagojmë përpara vendimmarrjes kryesore”, shtoi Kushi.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Ina Zhupa kërkoi që ky komision t’i drejtohet procedurave parlamentare për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, në rast se nuk ka një reagim nga ana e tyre.

“Jemi të gatshëm të kërkojmë jo vetëm shkarkimin, por edhe emërimin e personave të tjerë. Ata mendojnë se janë pronarë de facto të RTSH-së, sepse i besojnë mandatit të tyre deri në 2026 dhe mendojnë se ne do zihemi, nuk do biem dakord dhe nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Unë propozoj që ditën e hënë të nisim procedurat për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së”, pohoi Zhupa.

“Ne si mazhorancë jemi dakord që të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer këtë proces në normalitet dhe për të lejuar garë të ndershme dhe transparente”, përfundoi Kushi.

Pas

Vengu ndan shembullin e tetar Kadiut: Përkushtim për të ndihmuar komunitetet e rrezikuara nga municionet e nëntokës

Para

Përfaqësuesi i Patriarkans së Antiokisë mban meshë në arabisht për Kryepeshkopin Anastas

Para
Përfaqësuesi i Patriarkans së Antiokisë mban meshë në arabisht për Kryepeshkopin Anastas

Përfaqësuesi i Patriarkans së Antiokisë mban meshë në arabisht për Kryepeshkopin Anastas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Short time”

SHBA ndryshon qasjen diplomatike: Rubio u kërkon diplomatëve të mos komentojnë mbi drejtësinë dhe zgjedhjet jashtë vendit

Kavajë, procedohen 2 shtetas për zënien e hapësirave publike në plazh

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publik

Tiranë/U kapën në flagrancë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje, arrestohen 2 shtetas

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.