Dogana Shqiptare po përmirëson ndjeshëm shërbimin e ofruar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se koha e përpunimit të deklaratave doganore është reduktuar në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas tij, viti 2024 shënoi një rekord të ri sa i takon deklaratave të përpunuara. Nga 240 864 deklarata të përpunuara në vitin 2014, në vitin 2024 u përpunuan 444, 530 deklarata.
Njëkohësisht, Malaj tha se koha e përpunimit të deklaratave në kanalin e verdhë u ul me 13 minuta, ndërsa në kanalin e kuq me 91 minuta.
“Avantazhet e reduktimit të kohës së përpunimit të deklaratave lidhen me lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, përmirësimin e klimës së biznesit, përshpejtimin e furnizimit të tregut dhe uljen e kostove të qëndrimit në doganë”, tha Malaj.