Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë një sërë masash për të rritur sigurinë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Përmes një fushate të re, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë synojnë të zgjidhin problemin e parkimeve të gabuara, që pengojnë lëvizjen e lirë dhe krijojnë bllokime të trafikut.
DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË
Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.
⚠️ Në kuadër të këtyre masave, automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, po spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.
📢 Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.
👮♂️ Ftojmë qytetarët të raportojnë shkeljet që pengojnë lëvizjen dhe sigurinë, për rrugë më të sigurta dhe më të rregullta.