19:06 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jorida Tabaku denoncon sistemin e padrejtë të taksave: “Qeveria vret shumicën për të ushqyer pakicën”

17:39 | 01/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike, simbol i pushtetit të korruptuar socialist

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një tjetër shqetësim mbi pabarazinë fiskale dhe trajtimin preferencial që qeveria u bën të lidhurve me pushtetin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka kritikuar ashpër sistemin aktual të taksave, i cili, sipas saj, penalizon qytetarët e ndershëm dhe favorizon oligarkët.

“Një sistem taksash i padrejtë!” – shkruan Tabaku, duke denoncuar faktin që në Shqipëri puna tatohet më shumë se kapitali. Sipas saj, një punëtor, një sipërmarrës i vogël apo një profesionist i lirë paguajnë 23% tatim mbi të ardhurat, ndërkohë që klientët e qeverisë përfitojnë toka falas, përjashtime fiskale dhe favore të personalizuara.

Deputetja demokrate thekson se pabarazia në sistemin ekonomik është rrënjosur thellë, duke e kthyer atë në një mekanizëm që penalizon shumicën dhe shpërblen një grusht të vogël njerëzish pranë qeverisë.

“Në çdo fund muaji, qytetarët paguajnë fatura të shtrenjta për energjinë, ujin dhe karburantin, ndërkohë që oligarkët e qeverisë përfitojnë lehtësira fiskale dhe fitime të garantuara nga koncesionet”, shprehet Tabaku, duke nënvizuar se ky model ekonomik nuk mbështet punën, aftësinë dhe talentin, por favorizon klientelizmin dhe padrejtësinë.

Në përfundim, ajo i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë dhe të mos pranojnë këtë pabarazi të vazhdueshme. “Më 11 maj, shqiptarët duhet të japin një mesazh të qartë: Mjaft më me këtë pandershmëri! Mjaft më me një ekonomi që punon për pakicën dhe kundër shumicës!”, apelon Tabaku.

Partia Demokratike ka qenë në vijën e parë të denoncimeve kundër politikave fiskale të qeverisë, duke argumentuar se modeli aktual ka thelluar varfërinë dhe ka favorizuar një ekonomi të bazuar në klientelizëm dhe abuzim me fondet publike.

Pas

Burgu i Durrësit përmbytet nga shiu, 40 të burgosur transferohen në Fushë-Krujë

Para

EMRAT/ Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret me thikë djalin e tij

Para
Viktima, 30 vjeç! Policia jep detaje nga vrasja në autostradën Fier-Vlorë: Është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë

EMRAT/ Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret me thikë djalin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.