Sot jemi këtu në Pisa jo vetëm për të kujtuar rrënjët tona, por për të ndërtuar të ardhmen! Ju nuk jeni thjesht emigrantë-ju jeni forca e gjallë e Shqipërisë, fuqia e vërtetë që do të sjellë ndryshimin!
Ne kemi parë e përjetuar padrejtësi, kemi parë se si Shqipëria është kapur nga banda dhe korrupsioni, por koha e tyre ka mbaruar! Ne, bashkë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të sjellim ndryshimin. Ju, me forcën e votës dhe vendosmërinë tuaj, do të jeni ata që do ta përmbysin këtë sistem të kalbur!
Shqipëria ka nevojë për ju! Për ndershmërinë, për guximin, për idealet tuaja! Është koha që zëri juaj të dëgjohet, është koha për të marrë në dorë fatin e atdheut tonë!
Le të bëhemi bashkë! Le të ngrihemi me forcën e besimit, me energjinë e guximit dhe me dashurinë për Shqipërinë!
Shqipëria do të ndryshojë, dhe ky ndryshim fillon me ju!
Faleminderit për pjesëmarrjen kaq entuziaste. Faleminderit Çim Hoxhës, Ferdit,
Alexit, Dervishit, e te gjithë burrave e grave qe jetojnë ne Pisa, e qe duan një Shqipëri me te drejtë.