Gjashtë tërmete mes orës 6:15 dhe 7:05 të mëngjesit kanë ndodhur në Amorgos dhe Anafi. Më i vogli ishte 3.1 Rihter dhe më i madhi 3.9.
U vendos që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të premten, më 7 shkurt, në Thira, Anafi, Ios dhe Amorgos, ndërsa qytetarëve iu dhanë një sërë rekomandimesh për të shmangur pasojat e mundshme të pakëndshme nga një tërmet.
Në të gdhirë, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire. Tragetet Kissamos dhe Blue Star Paros kryenin linja speciale.
Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli, ndërsa në të gdhirë mbresëlënëse ka qenë imazhi nga porti i Santorinit, teksa dhjetëra familje po përgatiteshin të hipnin në traget për t’u larguar.