Pesë persona dyshohet se janë qëlluar më armë në një shkollë në Suedi, në qytetin Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit.
Mësohet se të shtënat u raportuan në shkollën Risbergska rreth orës 13:00 të së mërkurës në rrethana ende të paqarta, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e personave të lënduar.
Ministri suedez i drejtësisë, Gunnar Strömmer, tha për SVT Örebro se situata ishte shumë serioze dhe përgjigja ndaj incidentit ishte ende në proces.
Po ashtu, policia i bëri apel qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre.
“Publikut i kërkohet të qëndrojë larg zonës së Västhaga, ose të qëndrojë brenda shtëpive të tyre. Dëgjoni oficerët e policisë në vendngjarje”, thuhej në një deklaratë të policisë të publikuar në orën 13.20, duke shtuar se operacioni i policisë ishte “ende në vazhdim”.