Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Apelit, që e ka dënuar me 1 vit burg për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë”. Rekursi është regjistruar në shkallën e tretë të gjyqësorit, ndërsa relatori i çështjes, Sokol Binaj, ka caktuar datën 11 mars për zhvillimin e seancës.
Salianji ka apeluar vendimin e Apelit, i cili e ka lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë dhe aktualisht ndodhet në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator 2024. Vendimi i Apelit ka ardhur pas shqyrtimit të një audio-përgjimi, në të cilin pretendoheshin lidhjet e ish-vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me trafikun e drogës. Togat e zeza e shpallën Salianjin fajtor për kallëzim të rremë, pasi kjo audio u cilësua si një manipulim i informacionit që lidhej me trafikun e drogës.
Me rekursin e tij, Salianji kërkon të rishikohet vendimi i Apelit dhe të shpallet pavlefshmëria e vendimit të parë, duke kërkuar një shqyrtim të drejtë dhe të ndershëm të çështjes nga Gjykata e Lartë.