07:31 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kabinet i ri dentar në shkollën “Andrea Stefan”, Koçiu: Vizita falas për rreth 900 fëmijë të zonës së Astirit dhe Laprakës. Fuqizojmë programin e shëndetit në shkolla

12:09 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kabinet i ri dentar në shkollën “Andrea Stefan”, Koçiu: Vizita falas për rreth 900 fëmijë të zonës së Astirit dhe Laprakës. Fuqizojmë programin e shëndetit në shkolla

Në shkollën 9-vjeçare “Andrea Stefan” në kryeqytet është hapur kabinet i ri dentar një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit Shëndetit në Shkolla në bashkëpunim me Save the Children.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se MSHMS po vijon të fuqizojë programet për shëndetin në shkolla duke rritur vëmendjen ndaj kujdesit shëndetësor për fëmijët . Ajo theksoi se kabineti i ri dentar, me kushte moderne do të ofrojë vizita falas për rreth 900 fëmijë të shkollave të zonës së Laprakës dhe Astirit.

“Në Qarkun e Tiranës kemi 62 unite dentare të vendosura në 260 shkolla duke bërë një shpërndarje të barabartë dhe të unifikuar për t’u kujdesur edhe për shkollat përreth të cilat nuk e kanë një kabinet dentar, por stomatologu i cili është vendosur në kabinetin dentar që kemi ngritur këtu në shkollën “Andrea Stefan” për t’i shërbyer edhe shkollave përreth, por ajo çfarë është më e rëndësishmja për t’i shërbyer edhe dy  komuniteteve goxha në numër siç është  Njësisë 11 dhe zona e Astirit”. Ndërkohë që shkolla ofron edhe programin tjetër atë të depistimit të shikimit, si dhe këshilla për ushqimin e shëndetshëm”, theksoi ministrja.

 

 

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se “stina e dimrit e ka ngarkesën e vet edhe sa i përket virozëve gripit, dhe për këtë arsye kemi bërë këshilla të vazhdueshme që duhet të vaksinohen, sidomos fëmijët dhe të moshuarit duhet të marrin vaksinën e gripit”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Ka një ritëm të mirë sa i përket vaksinimit. Diku te 76% e popullatës. Janë vaksinuar ato grupe që ne i kemi përcaktuar si grupe risku për t’u vaksinuar”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Në total janë 155 kabinete në 1,159 shkolla në rang vendi që ofrojnë vizita falas për nxënësit në identifikimin e hershëm të patologjive orale, dëmtimeve të dhëmbëve, parandalimin dhe edukimin shëndetësor në shkolla.

Pas

PULS POP/ Pse të rinjtë shqiptarë janë beqarë? Qytetarët: Gocat e kanë fajin, djemtë nuk marrin përgjegjësi!

Para

Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Para
Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira”, Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.