12:40 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Urdhri i Trump për pezullimin e fondeve të SHBA nëpër botë, reagon delegacioni i BE-së në Shqipëri

20:03 | 06/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urdhri i Trump për pezullimin e fondeve të SHBA nëpër botë, reagon delegacioni i BE-së në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me pezullimin e fondeve amerikane për programe zhvillimore dhe ndihma nëpër botë, një pezullim që erdhi pas inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve.

Nëpërmjet një reagimi publik, delegacioni i BE-së bën me dije se është vënë në dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-së për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.

Sakaq delegacioni thekson se BE-ja ka qenë në pararojë e dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri.

Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve”,thuhet në reagimin e BE-së.

BE thotë se roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe.

BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.

Etiketa: beFondeshbashqiperi
Pas

Mickoski kërkon ndryshime në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Para

Presidenti Trump në Mëngjesin e Lutjeve, thirrje që amerikanët të rikthejnë Zotin në jetët e tyre

Para
Presidenti Trump në Mëngjesin e Lutjeve, thirrje që amerikanët të rikthejnë Zotin në jetët e tyre

Presidenti Trump në Mëngjesin e Lutjeve, thirrje që amerikanët të rikthejnë Zotin në jetët e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

Operacioni “Koordinata”/ Kultivoi 93 bimë narkotike në Golaj, procedohet kryetari i fshatit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendos kurorë në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

Berisha në Kavajë: Sakrifica sublime e të riut Josif Budo u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.