09:15 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Revista amerikane ‘Travel off Path’: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

08:59 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Revista amerikane ‘Travel off Path’: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre e Italisë, Santorini dhe ishujt fqinjë në Greqi, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.

Nëse po planifikoni të kaloni pushime këtë vit, veçanërisht gjatë verës, Mesdheu ka të ngjarë të jetë në krye të listës tuaj të dëshirave. Por, cilat destinacione duhet të vizitoni tani që të gjitha vendet më të famshme po shkatërrohen nga turizmi masiv dhe janë në pritje të turmave edhe më të mëdha në 2025?

Ne ju rekomandojmë pesë xhevahire të Mesdheut – që ende nuk janë prekur nga mbipopullimi – të cilat ofrojnë temperatura të ngrohta, peizazhe, trashëgimi kulturore dhe, në disa raste, çmime shumë më të lira: Himara, Shqipëri, Korcula, Kroaci, Porto-Vecchio, Francë, Brindisi, Itali, Folegandros, Greqi.

Himara, Shqipëri

Shqipëria mund të jetë zgjedhja juaj për një arratisje mesdhetare. Ajo ndodhet në afërsi të Italisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi dhe është shtëpia e një vendpushimi të mrekullueshëm, Himarës. Një konglomerat fshatrash të vegjël që shtrihen në detin Jon – një nga nënndarjet më pak të njohura të Mesdheut.

E rrethuar nga Malet e Vetëtimës, Himara zbulon joshjen e “Botës së Vjetër” me trashëgiminë e saj shqiptaro-greke, vendbanimet historike të vendosura në majë shkëmbinjve dhe kalatë e rrënuara. Vendi me pamjen më mahnitëse në zonë është padyshim Dhërmiu – një fshat me shumicë greke, shtëpi të bardha dhe Kishën e e Shën Thanasit.

Mos humbisni plazhin e Gjipesë – një perlë me rërë të bardhë – dhe plazhin parajsor të Palasë me detin e kaltër dhe restorantet që ofrojnë një bollëk ushqimesh. Riviera Shqiptare është ndër destinacionet më të lira në Evropë. Ushqimet në restorantet lokale kushtojnë më pak se 10 dollarë, dhe akomodimi në vila të rinovuara dhe moderne me pamje nga deti – kanë një kosto duke filluar nga 57 dollarë.

Pas

Turqi/ Dy tërmetet e Shkurtit 2023, shkaktuan humbje direkte financiare prej 104 miliardë dollarësh

Para

Sorensen takon Bislimin dhe Petkoviç për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Para
Sorensen takon Bislimin dhe Petkoviç për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Sorensen takon Bislimin dhe Petkoviç për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.