Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, priti sot në një takim dy personalitete të shquara rumune me origjinë shqiptare, deputetin Bogdan Alin Stoica dhe Sekretarin e Shtetit kundër diskriminimit, njëkohësisht President i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë, Radu Cosmin Savulescu. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit dhe përfshiu diskutime të rëndësishme mbi marrëdhëniet tradicionale dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke theksuar veçanërisht rolin e diasporës shqiptare në Rumanisë.
Në fokus të bisedimeve ishte kontributi i diasporës shqiptare, që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, si dhe si një faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë mes dy popujve. Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Rumanisë, dhe u diskutua rreth mundësive të mëtejshme për intensifikimin e këtyre lidhjeve, duke u fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e mundësive për investime dhe shkëmbime kulturore.
Kryetarja Spiropali theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare, si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës, dhe nënvizoi se angazhimi i komunitetit shqiptar në Rumaninë ka kontribuar ndjeshëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Rumania ka ofruar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për rolin aktiv që ka luajtur në përforcimin e lidhjeve mes vendeve të rajonit.
Deputeti Bogdan Alin Stoica dhe Sekretari i Shtetit Radu Cosmin Savulescu, nga ana e tyre, shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe angazhimin e Rumanisë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Shqipërinë, duke sjellë gjithashtu perspektivën e diasporës shqiptare në Rumaninë, e cila ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e lidhjeve historike midis dy shteteve.
Ky takim erdhi si një hap i rëndësishëm për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke e çuar përpara bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke u fokusuar në rritjen e mundësive për shkëmbime ekonomike, kulturore dhe edukative.