22:07 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla me deputetët e Landit të Saksonisë: Gjermania, një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

13:56 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla me deputetët e Landit të Saksonisë: Gjermania, një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, takoi deputetë të Forumit Parlamentar Për Evropën Lindore dhe Qendrore të landit gjerman të Saksonisë. Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh politik, rritja e tij edhe në nivel të landeve, procesi i Berlinit dhe integrimi europian, zhvillimi i turizmit dhe ftesa për bizneset gjermane për të investuar.

Ministri Balla vlerësoi faktin se Gjermania ka qenë një nga partnerët më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin dhe ka iniciuar Procesin e Berlinit, ndërsa është e përfshirë aktivisht në bashkëpunimin për zhvillim përmes GIZ-it në të gjitha vendet e rajonit.

“Shprehim mirënjohjen më të madhe ndaj Gjermanisë dhe, në veçanti, të gjithë spektrit politik në Bundestag, për mbështetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht për rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë”, deklaroi ministri Balla në takimin me deputetët nga landi i Saksonisë.

Balla vlerësoi rolin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si një shenjë e vëmendjes së veçantë të Gjermanisë për rajonin.

Pas

Ngadalësohet ritmi i pushtimeve territoriale ruse në Ukrainë

Para

Kallas:Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus,fitore për lirinë

Para
Kallas:Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus,fitore për lirinë

Kallas:Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus,fitore për lirinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.