04:32 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA/ Gjykatësi bllokon përkohësisht administratën që të dërgojë 2200 punonjës të USAID-it me leje të detyruar

07:46 | 08/02/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA/ Gjykatësi bllokon përkohësisht administratën që të dërgojë 2200 punonjës të USAID-it me leje të detyruar

Një gjykatës federal bllokoi përkohësisht të premten administratën e Presidentit Trump që të dërgojë me leje të detyruar 2200 punonjës të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Gjykatësi Carl Nichols në Uashington, i cili është emëruar nga Presidenti Donald Trump, pranoi kërkesën e dy shoqatave të punonjëve federale dhe ra dakord për të pezulluar planet për të dërguar punonjësit me leje të detyruar, duke nisur që nga mesnata e së premtes.

Shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga gjykata federale që të ndalte mbylljen e USAID-it, me argumentin se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit.

“MBYLLENI”, shkroi Presidenti Trump në mediat sociale të premten, duke iu referuar USAID-it.

 

Të premten, emri i agjencisë, në një tabelë jashtë selisë qëndrore të USAID-it në Uashington, u mbulua duke përdorur letër ngjitëse. Po ashtu prej aty u hoq dhe një flamur.

Dikush kishte vënë një buqetë me lule në hyrje të selisë. Një grup zyrtarësh të USAID-it, prej më pak se 6 vetësh, duke folur për gazetarët të premten, nuk ranë dakord me deklaratat e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, se për programet më kryesore, jetike, jashtë vendit, po bëheshin përjashtime dhe po vazhdonin.

Me qindra punonjës të detyruar të largohen dhe me mbylljen e financimeve, agjencia “ka pushuar së ekzistuari”, tha një zyrtar.

Administrata e Presidentit Trump dhe aleati i tij Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit, janë përqëndruar më shumë deri më tani tek USAID-i, në një sfidë të pashembullt për qeverinë federale dhe shumë prej programeve të saj. Administrata u tha zyrtarëve të mbetur të USAID-it të enjten pasdite se kishte në plan të shkurtonte personelin, duke lënë në punë më pak se 300, nga mijëra punonjësit e saj nëpër botë.

Më vonë të enjten, u finalizua një listë me 611 punonjës të cilët do të vazhdonin të ishin në punë, shumë prej tyre për të menaxhuar kthimin në shtëpi të personelit, kontraktorëve dhe familjeve të tyre jashtë vendit, thanë zyrtarët. Gjatë seancës gjyqësore, avokati i Departamentit të Drejtësisë, Brett Shumate konfirmoi numrin prej 611 punonjësish që do mbeteshin në punë./VOA

Pas

E treta fatkeqësi natyrore në SHBA në tetë ditë/ 10 viktima pas rrëzimit të avionit në Alaska

Para

Parashikimi i motit për sot, 8 shkurt 2025

Para
Temperaturat arrijnë deri në 26 gradë, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot, 8 shkurt 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.