19:33 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

UBT bashkëpunim me “BOKU”, ish-Rektori i Vjenës: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm

09:37 | 08/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
UBT bashkëpunim me “BOKU”, ish-Rektori i Vjenës: Shqipëria me potencial të jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama në episodin e 5-të të sezonit të katërt të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit “BOKU”, në Vjenë, Rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallakun dhe Dajanen, studente e këtij Universiteti.

Prej muajit prill të vitit të shkuar, Universiteti BOKU është angazhuar përmes një memorandumi për modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, hap ky i cilësuar nga autoritetet në vend si një “gur kilometrik” për transformimin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare.

Rama tha se Hasenauer ndodhet në Shqipëri si rezultat i një ure miqësie të ngritur në mënyrë të befasishme mes të dyve. Teksa ndau me ndjekësit e tij edhe momentin e parë kur u takua me profesorin Hasenauer shkallëve të BOK-ut, Rama tha se ishte parë çuditshëm nga ai.

“Momenti i parë kur pamë njëri-tjetrin shkallëve të BOKU-t, kur u shfaqa me një grusht njerëzish dhe ju ishit atje duke më parë e menduar: ç’duhet të bëj me këtë kryeministër të çuditshëm që ka hyrë në derën e BOKU-t”, kujton Rama.

Profesor Hasenaueri është ish-rektori i universitetit BOKU, një ndër më prestigjiozët e Europës, me një histori të jashtëzakonshme në Vjenë, një universitet që mbulon gjithë spektrin e studimeve mbi bujqësinë, zhvillimin rural, zhvillimin e qëndrueshëm si dhe mjedisin.

“Është një mbështetës i zjarrtë i Universitetit Bujqësor në një proces që ka nisur së bashku pikërisht në atë takim”, theksoi kryeministri.

Vet profesor Hasenauer vlerëson takimin e asaj dite, duke sjellë në vëmendje impresionin i parë.

“Kuptova që në momentin e parë të takimit se ishte ideja për të bërë diçka të mirë për vendin dhe kur dëshiron të bësh diçka me ndikim për vendin, gjëja kryesore është të hedhësh sytë nga të rinjtë. Pasi janë brezi i ardhshëm dhe po të kesh një brez të ardhshëm me të rinj të mirë, ke arritur të paktën diçka që të bësh vendin të begatë dhe të ecë në drejtimin e duhur. Dhe nëse njerëzit në pozitat tuaja gjejë kohën të vijnë te BOKU e kupton me zemër këtë. Kjo është ajo që më la mbresa”, shprehet profesor Hasenauer.

Ai vlerëson se projekti i bashkëpunimit mes dy universiteteve ka ecur mirë.

“Nuk isha i sigurt që do të shkonim deri këtu, por në fund të fundit me duhet të them që zakonisht niset me diçka të vogël për të nxjerrë diçka të madhe prej saj. Jam shumë i impresionuar nga sa shumë rrugë ka bërë ky projekt dhe nga mbështetja e qeverisë shqiptare, por edhe asaj austriake sepse edhe ata e donin dhe e financuan e po ashtu, nga mbështetja e njerëzve në universitet”, theksoi profesor Hasenauer.

“Jeni në rrugën drejt anëtarësimit në BE, jeni një prej vendeve udhëheqëse këtu në Ballkanin Perëndimor dhe ju duhet ky arsim i  integruar ose ndërdisiplinor sepse ju duhet zhvillimi rural. Zhvillimi rural është krijimi i të ardhurave për njerëzit e zonës. Këtu ka dy çështje të rëndësishme: e para nuk mund të vijnë të gjithë në qytet dhe, së dyti, njerëzit nuk duan asnjëherë të largohen nga qyteti ose fshati por duhet tu japësh mundësi që të krijojnë jetë të begata në rajonet ku jetojnë. Kjo është arsyeja pse shoh një potencial të jashtëzakonshëm këtu dhe sigurisht e gjitha nis me arsimimin, por nga ana tjetër edhe me krijimin e strukturave që mbështetin ose strukturat politike e kështu me radhë”, tha ai.

Marrëveshja e firmosur në Vjenë në prill të 2024-ës, i hap rrugën reformimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës sipas standardeve të Universitetit BOKU të Vjenës, një prej universiteteve më të mira europiane në fushën e zhvillimit bujqësor, ushqimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për UBT nisi një proces transformimi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Në 4 vite synohet të përmbushet transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin. Marrëveshja mbështet transformimin e UBT me financim rreth 3 milionë euro, ku përmes programit të ndërkombëtarizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 milionë euro.

Katër objektivat kryesorë të këtij memorandumi janë: Programe studimi si universitetet europiane; Nivel i ri i kërkimit shkencor; Transferimi i njohurive dhe transformimi i UBT në një qendër ekselence për rajonin.

Pas

Zgjedhjet e 11 Majit: Krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë, Gjin Gjoni dhe Aleksandër Lala, japin dorëheqjen për të pjesëmarrje në primare

Para

Shkoi në spital i plagosur me thikë, zbardhet ngjarja! 29-vjeçari dëmtoi veten pas sherrit me bashkëshorten

Para
Shkoi në spital i plagosur me thikë, zbardhet ngjarja! 29-vjeçari dëmtoi veten pas sherrit me bashkëshorten

Shkoi në spital i plagosur me thikë, zbardhet ngjarja! 29-vjeçari dëmtoi veten pas sherrit me bashkëshorten

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

“Dënim maksimal për zjarrvënësit e qëllimshëm”/ Balluku: Do ketë penalitete, identiteti i tyre do bëhet publik

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.