Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të fuqishëm para protestuesve sot, duke theksuar se PD-ja ka bërë hapa të rëndësishëm në betejën e saj kundër qeverisjes.
Berisha e nisi fjalën duke kujtuar një vit më parë, kur opozita ishte në një moment të vështirë, me liderin e saj të arrestuar dhe ai vetë i burgosur.
Megjithatë, ai theksoi se ajo protestë e 20 shkurtit hapi rrugën për çdo fitore që ata do të arrinin në të ardhmen. “Nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe ata që menduan se do na mposhtin, dështuan me turp,” tha Berisha.
Ai theksoi forcën dhe bashkimin e opozitës, duke theksuar se ata që mbrojnë kauza të drejta dhe vlera të larta si liria, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor dhe familjen janë të pamposhtur. “Sot, kemi vulë dhe flamur. Jemi më të bashkuar se kurrë, dhe jemi forca më e përkrahur politike në Shqipëri dhe jashtë saj,” shtoi ai.