Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm për mbështetësit e tij, duke theksuar se tre muaj para zgjedhjeve janë kyç për të arritur një fitore të thellë dhe të paharrueshme për opozitën shqiptare.
“Fitorja varet nga ne. Nëse ne e bëjmë natën ditë, nëse ne përkushtohemi dhe kujtojmë se jemi partia që bën të pamundurat të mundura, do korrim një nga fitoret më të thella,” tha Berisha, duke shtuar se çdo fitore që ka arritur deri tani opozita është arritur në kushte shumë të vështira dhe të jashtëzakonshme.
“Presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington, dhe kjo është një zhvillim që ndihmon shqiptarët, të cilët janë shndërruar në kopshtin eksperimental të Sorosit,” tha Berisha, duke theksuar se PD-ja ka një program të qartë për të rikthyer vlerat familjare, interesin kombëtar dhe besimin në Zotin.