20:43 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria, vendi i nderit në ITB “Berlin”, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë

09:09 | 09/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria, vendi i nderit në ITB “Berlin”, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon promovuese, me të cilën do të prezantohet Shqipëria në këtë panair.

Rama pwrmes njw postimi nw rrjetet sociale shkruan se Shqipëria e të gjitha ndjesive këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin, e për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë.

Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e turoperatorëve në stendën e Shqipërisë.

Në fokus të panairit do të jenë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do të jetë dhe Riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.

Në muajin janar Shqipëria mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025” në Madrid, Spanjë ku tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë, por jo vetëm.

Etiketa: shqiperiaturizmi
Pas

“Telegraph”: Harrojeni turizmin masiv, Gjirokastra ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Para

Zgjedhjet në Kosovë/ 5 persona të ndaluar për shkelje zgjedhore në Zubin Potok

Para
Zgjedhjet në Kosovë/ 5 persona të ndaluar për shkelje zgjedhore në Zubin Potok

Zgjedhjet në Kosovë/ 5 persona të ndaluar për shkelje zgjedhore në Zubin Potok

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

Alarmi nga moti i keq/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (VIDEO)

Qëndrimit i lëkundur i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

Lufta në Ukrainë! Gati një mijë civilë të vrarë nga dhjetori deri në maj

Alarmi i OBSH-së: Vetmia çon në vdekjen e pothuajse 900,000 njerëzve në vit

‘Haxhiu tërhiqet nëse nuk merr 61 vota në votim të fshehtë’,Gazetari: Strategji e Kurtit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.