06:35 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi në Romë/ Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë

14:22 | 09/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi në Romë/ Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë

Nenkryetari i PD Agron Gjekmarkaj gjate takimit te mbajtur me shqiptaret ne Itali, u shpreh se Zgjedhjet e 11 majit janë një akt historik për të sjellë ndryshimin e vërtetë.

“Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!

Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !

Sali Berisha është sot këtu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!

Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!

Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!

Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!

Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.

Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!

Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.

Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!

Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!”, tha ai.

 

Pas

Noka fton emigrantët të regjistrohen për 11 majin: Të mos lejojmë që Shqipëria të kthehet në tokë e djegur

Para

Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Para
Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.