Presidenti i Partise se Lirise Ilir Meta, nga qelia ka uruar Kosoven per zgjedhjet parlamentare.
Ne postimin e tij ne rrjetin social ne Facebook, Meta shkruan se Kosova dha nje shembull te shkelqyer.
“Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike në Kosovë, që nëpërmjet procesit të sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit dhanë sërish një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.
Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Meta.