18:44 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

12:27 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot lajmin e mirë për fëmijët me humbje të dëgjimit, ndërsa thotë se në shërbimin e Otorinolaringologjisë në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pranë spitalit francez, po “vijon me sukses programi i implantit koklear, një procedurë që ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve përgjatë këtyre katër viteve”.

“Vendosja e implantit koklear vazhdon me programimin e aparaturës që së bashku me terapinë e logopedisë, që i ndihmon fëmijët jo vetëm të dëgjojnë, por edhe të mësojnë të flasin”, thotë Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehet se “për fëmijët që nuk përfitojnë nga aparatet e zakonshme të dëgjimit, ky implant është shpresa për një jetë të integruar, duke u dhënë mundësinë për një zhvillim të plotë”.

Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohje ekipit të mjekëve, Prof. Birkena Qirjazi, Dr. Arbër Gjermeni (Anestezist), Prof. Suela Sallavaci dhe infermierët, Monika Kita, Flutura Hyseni, Stela Mine, Teuta Duravaku, Marsel Muço.

“Implanti koklear është një pajisje që vendoset nëpërmjet operacionit për t’iu mundësuar njerëzve që nuk dëgjojnë të dëgjojnë përsëri. Shërbimi i ORL-së ka disa vite që kryen këtë lloj operacioni për fëmijët të cilët kanë humbje të mëdha dëgjimi duke ju mundësuar jo vetëm që të dëgjojnë, por që të zhvillojnë edhe gjuhën e folur. Tashmë, ky operacion që nuk kryhej më përpara në Shqipëri është i mundur edhe për fëmijët shqiptarë”, thotë Birkena Qirjazi, shefja e repartit të ORL-së pranë QSUNT-së.

 

Pas

Perr: Përfshirja e Shqipërisë në rrjetet europiane, shembull i integrimit të përshpejtuar në BE

Para

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

Para
Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

Zgjedhjet e 11 majit, Rama-diasporës: Regjistrohuni, mezi pres gjykimin tuaj për Shqipërinë e çliruar nga hija e paragjykimeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

Policia franceze bastis selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.