Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë një prononcimi për media para parlamentit kërkoi dorëheqjen urgjente të Edi Ramës, duke e cilësuar atë një “kukull” të Xhorxh Sorosit dhe duke e akuzuar për lidhje me krime dhe korrupsion.
Berisha u shpreh para mediave se populli shqiptar pret largimin e Ramës, dhe kërkoi që ai të japë dorëheqjen për të shpëtuar vendin. Kur u pyet për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Berisha tha se PD do të studiojë mundësitë e saj për kandidaturën, por theksoi se kërkesa kryesore është largimi i Ramës nga pushteti.
Lideri demokrat, Sali Berisha pohoi se PD është e angazhuar të luftojë për të sjellë ndryshime të vërteta dhe se do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë për popullin shqiptar.
PRONONCIM I PLOTË
Mund të them se ishin politikisht të pakallur, për te mos thënë fizikisht të lagur. Nuk i kam parë ndonjëherë në këtë gjendje të mjerë! Këta rilindas nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët, domethënë, janë në ditën e tyre më të zezë.
Rama është ndry nga frika se mos Erion Veliaj po bërtet në qeli: hajde te unë!
Sot, gjithashtu kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane i bëri të qartë shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama konsiderohet një kukull e Xhorxh Sorosit. Një kukull mjerane e një ideologu post-marksist të perversitetit çnjerëzor, të shkatërrimit të familjes, dhe e vërteta është, edhe armik i interesit publik të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre kudo në botë.
Pra, sot ishte dita në të cilën, de facto, Edi Rama dhe regjimi i tij mori goditjen më të rëndë dhe më të pashpresë në tërë ekzistencën e tij. Shqiptarët do flasin, por unë përsëri i kërkoj atij të japë urgjentisht dorëheqjen.
Të japë dorëheqjen, sepse është damkosur si kukulla e Xhorxh Sorosit dhe si i tillë, ai nuk mund të marrë nëpër këmbë një vend, një komb dhe të ardhmen e tij.
Të japë dorëheqjen, se sot mëkëmbësi i tij, Erion Veliaj e kalon natën në qeli, pavarësisht se, me akuza absolutisht të cilat janë asnjë 1/10 në llojin e përfitimeve nga lejet e ndërtimit të atyre që ka Edi Rama.
Por, një gjë është të dashur qytetarë dhe qytetare. E thotë populli në mençurinë e tij: çdo gjë këputet nga hollimi, zullumi këputet nga trashja. Zullumi i këtyre hajnave ka arritur kufij të atillë që po këputet dhe u këput nga të gjitha anët.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
PYETJE-PËRGJIGJE ME GAZETARËT
Pyetje:Kryeministri, Edi Rama nuk ka firmosur akoma shkarkimin e Erion Veliajt, do të kërkoni ju që të zhvillohen zgjedhje në Bashkinë e Tiranës dhe keni një mendim se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?
Berisha: Ne po kërkojmë dorëheqjen urgjente të Edi Ramës! Ne jemi në këtë kërkesë. Populli shqiptar sot, nga Konispoli në Vermosh pret të dorëhqjen e menjëhershme të kukullës së Xhorxh Sorosit, të padrinos dhe kreut të krimeve dhe vjedhjeve në Shqipëri që quhet, Edi Rama.
Pyetje: Kryeministri, Edi Rama ka treguar se nuk e jep dorëheqjen në raste të tilla. Në këtë situatë, mund të na thoni se cili mund të ishte kandidati më i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Tiranës?
Berisha: PD, sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatin e saj, bashkë me aleatët, por PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si i damkosur, si kukulla e Xhorxh Sorosit. A i keni parë ato fotografi se si i përcjellin duart krah me Aleksin, mbi qafë, e mbi gjoks, ato i keni parë ato foto? I keni parë me siguri! Ato po bëjnë xhiron e botës. Ato kanë fituar sot të paktën, absolutisht mbi 600 milionë shikues.
Edi Rama nuk shpëton më. Më thanë që a vënë foton e Trumpit tani në tavolinë.
Pyetje: Pas arrestimit të z.Veliaj, ju dolët me dy deklarata nga selia e PD, duke thënë se, po bëhet për arrestimin e z.Veliaj u bë për të sfumuar ardhjen ardhjen e drejtorit të fushatës së PD. Për t’i dhënë vëmendjen e duhur drejtorit të fushatës së PD, sa i ka kushtuar PD ardhja e tij?
Berisha: Tani, që u bë për atë qëllim, mos e ki asnjë dyshim. Sepse, deklarata që bëri kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane nuk ishte dhe nuk mund të bëhej kurrë me dëshirën, apo vullnetin e Sali Berishës.
Ajo, ishte një deklaratë që buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Sepse, Xhorxh Soros është faktuar, ju e morët vesh besoj, Antoni Blinken, jo që është ‘non grata’ për çdo zyrë federale të Amerikës.
Pra, ky njeri nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh ju se, kush është Edi Rama i lidhur me të si mishi me kockën? Antoni Blinken! Që Rama rrihte gjoksin se më ka shpallur non grata ai mua.
Karma, është ashtu siç e dini vetë ju, nuk po e them unë.
Tani, a mundet të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Republikane? Jo, kjo nuk sfumohet dot. Kjo, është jashtëzakonisht inspiruese për shqiptarët, dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri.
Do t’i merrni vesh të gjitha, nuk ka asnjë sekret. Ta dini mirë. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatat, por nuk ka asgjë që do mbetet pa u thënë. Ju siguroj, asnjë diskutim.
Pyetje: Pse jeni kaq optimist se me drejtuesin e fushatës së Z.Trump, ju mund të mundni kryeministrin Edi Rama, për sa kohë që jo thoni që Rama funksionon në zgjedhje me banda, apo me paratë e krimit dhe të oligarkëve. Si mund ta ndihmojë në këtë rast opozitën. Ndoshta duhet të kishit marrë një drejtues karteli për të mundur kryeministrin, se sa drejtuesin e fushatës së Trump?
Berisha: Para dy ditësh, drejtoresha e re e Zërit të Amerikës, kishte botuar në titujt e saj një fotografi të Aleksis Soros me një përfaqësues të Sinaloas të Meksikës. Dhe çfarë i thoshte?
I thoshte: je me filanin, dhe të jesh i sigurtë, se do të ndiqesh kudo që të gjindesh.
Të jeni të sigurtë, se Edi Ramën McGonigali nuk do ta lëshojë. Dhe përveç McGonigalit, janë kapot e Sinaloas të Meksikës, të cilët Presidenti Trump i shpalli organizata terroriste, kartele, etj.
Ndaj, dhe siç ua kam thënë për ta mbyllur këtë histori: diktaturat nuk kanë jetë të gjatë, Edi Ramës i erdhi fundi! Një fund i merituar, një fund i turpshëm, një fund i pashmangshëm.