Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi mëngjesin e sotëm me qytetarët në platformat sociale, ku u ndal edhe tek Reforma në Drejtësi.
Rama tha se prokuroria e Tiranës për vite me radhë flenë dosjet e evazionit dhe se atje vijon puna sikur reforma në drejtësi nuk ka ndodhur fare.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ta shikojë këtë punën e njerëzve të thjeshtë sepse në fund të fundit SPAK përtej të gjithave të metave dhe rezervave po mban në këmbë të gjithë sistemin e drejtësisë në aspektin e reputacionit hiq SPAK, hiq Gjykatën speciale. Nuk ka nevojë të shkosh larg shko të prokuroria e Tiranës dhe shikoja ty sesi flenë me vite dosjet e evazionit, miliona e miliona euro këtu flasim. Atje janë miliona euro që janë vjedhur njerëzve”, tha Rama.
“Ja aty vazhdon sikur nuk ka ndodhur reforma në drejtësi, madje atje kanë kaluar dhe vetingun dhe mendojnë se tani le të lëmë këta budallenjtë një “budalla në krye të SPAK, një budalla në krye të qeverisë, ca budallenj atje lë të zotohen, lë të përlajnë lë të bëjnë se në vazhdojmë jetën, kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama.
“Mandati i katërt është një mandat themelor për të dhënat e emrit Albania në tryezë, për të ngritur flamurin kuqezi atje në Bruksel, dhe për të vendosur nga njëra anë standarde dhe nga ana tjetër për të krijuar një llogaridhënie të re, patjetër të të gjithë pjesës tjetër të sistemit që jeton në kurrizin e SPAK dhe GJKKO-së”, tha Rama.