Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e radhës. Mbledhja nisi me debate pasi KQZ ka bllokuar pr.ligjin për TVSH në bujqësi, me argumentin se është në shkelje të Kodit Zgjedhor. Braçe kërkon që Kuvendi të vijojë miratimin pasi gjobën do e paguaj vetë ai.
“Unë rekomandoj të ecim përpara me nismën. Edhe nëse KQZ vendos gjobë, na penalizon, gjobën do e paguaj unë”, tha deputeti socialist ndër të tjera.
“Më vjen keq. Komisioneri nuk e ka lexuar. Ka parë vetëm titullin”, u shpreh Braçe.
Në fjalën e tij në nisje të seancës së sotme plenare, Sula tha se qëllimi i “Paketës së maleve” është tërësisht i lidhur me zgjedhjet e 11 majit.