03:46 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gogu: Beteja jonë është beteja e së ardhmes evropiane të Tiranës

13:53 | 13/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gogu: Beteja jonë është beteja e së ardhmes evropiane të Tiranës

Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu u shpreh gjatë seancës së sotme të Kuvendit se Tirana ka pësuar ndryshime të dukshme në dekadën e fundit.

Teksa e cilësoi kryebashkiakun Veliaj si njeriun e punës, Gogu tha se beteja e PS është beteja e të ardhmes evropiane të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, është beteja e këtij qyteti dhe e kësaj shoqërie.

“Ne nuk do ndalemi se beteja jonë nuk është për një njeri të vetëm, nuk është beteja për prijësin tonë, beteja jonë është beteja e të ardhmes evropiane të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, është beteja e këtij qyteti dhe e kësaj shoqërie. Do ta fitojmë 11 majin se ne na mbështesin njerëzit e punës, mbështesin ata qytetarë që sot janë të shqetësuar, mbështesin të gjithë ata që në këtë qytet kanë votuar gjithmonë punën, kanë mbështetur punën dhe e dinë shumë mirë që e ardhmja është e ardhmja e atyre fëmijëve që po presin Evropën në Shqipëri dhe Shqipërinë në mes të Evropës”, tha ai.

Gogu tha se Veliaj nuk ka nevojë për avokatinë e tij, teksa theksoi se Veliajn e ka pasur dhe do ta ketë mik gjithmonë. “Ai nuk ka nevojë për avokatinë time. E kam pasur mik dhe do ta kem gjithmonë, sidomos në një ditë si kjo.  Avokatinë unë ia bëra këtij qyteti, sepse pikërisht ka një armik si ju. Meqenëse se më bëtë disa pyetje për zotin, unë s’jam teolog, po kam shërbyer në kish, e dua Zotin, jam besimtar praktikant”, deklaroi Gogu.

Deputeti Gogu solli në vëmendje transformimin e Tiranës ndërsa është drejtuar nga Veliaj.

“E shihni Tiranën sot, e shihni dhe e krahasoni me 10 vite përpara me Tiranën e përgjumur, me Tiranën që vinte rreth e rrotull bishtit të vet dhe vetëm shikoni sheshin Skënderbej, që nga një anë është një kryevepër e arkitekturës botërore, nga ana tjetër është sheshi i ndërgjegjes së të gjithë shqiptarëve ndërsa mblidhen të lute, ndërsa mblidhen të festojnë, ndërsa mbinë të lodrojnë me fëmijët e tyre. Apo doni të flasim për Unazën e Madhe, këtë mushkëri që tashmë transporti i qytetit merr frymë lirisht, kush e  bëri këtë? E kanë bërë njerëzit e punës”, deklaroi Gogu

Etiketa: Gogu
Pas

Tensione në Kuvend, deputeti i PD Noka godet me shishe Ballën

Para

Tarifa e re nga Bashkia, tregtarët e tregut të Rusit në Bojkot

Para
Tarifa e re nga Bashkia, tregtarët e tregut të Rusit në Bojkot

Tarifa e re nga Bashkia, tregtarët e tregut të Rusit në Bojkot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.