Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale është shprehur se deklarata e fundit e zv/presidentit amerikan JD Vance në konferencën e sigurisë në Mynih, ku ai përmendi arrestimin e liderëve të opozitës ishte një paralajmërim serioz për kryeministrin Edi Rama.
Në komunikimin e tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi:
“Edi Rama është damkosur si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Çfarë tha zv/presidenti amerikan JD Vance në Mynih? Ai theksoi se po arrestohen liderët e opozitës dhe po vendoset censurë. Ishte një paralajmërim i rëndë për Edi Ramën. Në atë sallë, ku flitej për liritë dhe të drejtat demokratike, me liderë opozite të arrestuar, ishte vetëm Edi Rama dhe Lukashenko. Por Lukashenko mungonte. Asnjë tjetër nuk kishte arrestuar liderët e opozitës.”
Berisha nënvizoi se përmendja e arrestimeve të opozitarëve në një forum të tillë ndërkombëtar ekspozon Shqipërinë si një vend ku demokracia është e rrezikuar dhe opozita ndodhet nën presion politik.