22:47 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Marco Rubio uron Prishtinën: SHBA-të kanë mbështetur me krenari rrugëtimin tuaj për t’u bërë vend sovran dhe demokratik!

09:54 | 17/02/2025
në Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Marco Rubio uron Prishtinën: SHBA-të kanë mbështetur me krenari rrugëtimin tuaj për t’u bërë vend sovran dhe demokratik!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e urimit Rubio thotë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatshëm.

Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës, thekson Rubio.

Mesazhi i plotë i Marco Rubio:

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”.

Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. Një sërë organizimesh – nga mbledhja festive e Qeverisë së vendit deri te parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës – priten gjatë ditës, për nder të këtij përvjetori.

Kosova është e sapodalë nga një proces zgjedhor dhe është në pritje të formimit të institucioneve të reja. Fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit aktual, Albin Kurti, por pa siguruar shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë e vetme.

Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi për përvjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.  Aty thuhet se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

Pas

Kosova 17 vite shtet, Meta uron nga qelia: Forcohesh çdo ditë! Shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë

Para

Osmani dhe Kurti: S’ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

Para
Osmani dhe Kurti: S’ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

Osmani dhe Kurti: S’ka asgjë që mund të ndalë Kosovën e lirë dhe sovrane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.