03:14 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Toka, biznese dhe automjete, prokuroria e Gjirokastrës sekuestron pasuritë e të dyshuarit për përfshirje në trafik droge e grup kriminal

14:43 | 18/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Toka, biznese dhe automjete, prokuroria e Gjirokastrës sekuestron pasuritë e të dyshuarit për përfshirje në trafik droge e grup kriminal

Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar një sërë pasurish të një shtetasi të identifikuar me inicialet D.A., mbi të cilin rëndojnë dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, biznese dhe objekte të ndryshme, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara nga shtetasi dhe familjarët e tij. Sekuestrimi është kryer në kuadër të hetimit të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2019 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.”

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin:
✅ Truall me sipërfaqe 350 m² në qytetin e Gjirokastrës
✅ Truall me sipërfaqe 1500 m² dhe një ndërtim 23 m² në Lazarat
✅ Truall me sipërfaqe 450 m² dhe një tjetër prej 1646 m² në Grehot
✅ Arë me sipërfaqe 7000 m² në fshatin Arshi Lengo
✅ Objekt tregtar me sipërfaqe të zënë prej 6500 m², ndërtuar në vitin 2005 në fshatin Kordhocë, Lazarat
✅ Lokal dhe magazinë, ndërtuar në vitin 2013 në të njëjtin fshat
✅ Fushë mini-futbolli me sipërfaqe 500 m² dhe një ndërtesë njëkatëshe 37.2 m², ndërtuar në Lazarat
✅ Automjet tip “Mercedes-Benz”

Prokuroria vijon hetimet për të verifikuar burimin e pasurive dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e përfshirjes së shtetasit D.A. në aktivitet të mundshëm kriminal.

Pas

Tragjedi në Bolivi/ Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, 31 persona humbin jetën

Para

Ilir Meta nga qelia: “A është Komisioni i Venecias?”

Para
Ilir Meta nga qelia: “A është Komisioni i Venecias?”

Ilir Meta nga qelia: “A është Komisioni i Venecias?”

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.